Prishtina e zyrtarizon trajnerin e ri, Alban Dragusha - Gazeta Express
string(52) "prishtina-e-zyrtarizon-trajnerin-e-ri-alban-dragusha"

Sport

Gazeta Express

18/03/2026 12:36

Prishtina e zyrtarizon trajnerin e ri, Alban Dragusha

Sport

Gazeta Express

18/03/2026 12:36

FC Prishtina është bërë me trajner të ri.

Pas dorëheqjes së Afrim Tovërlanit, i cili u largua pas rezultateve katastrofale me Bardhekaltërit, kryeqytetasit e kanë zgjedhur menjëherë pasuesin e tij.

Alban Dragushës i është besuar roli i trajnerit të klubit më të madh në vend, shkruan “Gazeta Express”.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi prishtinas, i cili i uroi mirëseardhje trajnerit të ri, duke shpresuar në sukses të përbashkët.

“Alban është emëruar trajneri i ri i skuadrës sonë. Trajneri 44-vjeçar vjen pas një periudhe të suksesshme te skuadra e Ramiz Sadikut, të cilën e ka drejtuar që nga korriku i vitit 2023. Nën udhëheqjen e tij, kjo skuadër u shndërrua në një nga befasitë më të këndshme të ligës së parë në këtë sezon.”

“Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar edhe ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita. Ai ka ndërtuar një karrierë të pasur edhe si futbollist, duke luajtur në disa vende si Ukraina, Azerbajxhani, Suedia, Shqipëria dhe Kosova. Klubi i uron trajnerit Dragusha mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e skuadrës bardhekaltër.”

Dragusha e ka udhëhequr me sukses Ramiz Sadikun në vitet e fundit dhe është i gatshëm për aventurën e re në Superligë.

FC Prishtina mbetet ende në garë për titull të kampionit, eventualisht për dalje në Evropë, përkundër rezultateve të tmerrshme me “Tokin”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement