Ballkani nënshkruan me mesfushorin boshnjak, Anel Šabanadžović - Gazeta Express
string(61) "ballkani-nenshkruan-me-mesfushorin-boshnjak-anel-sabanadzovic"

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 20:05

Ballkani nënshkruan me mesfushorin boshnjak, Anel Šabanadžović

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 20:05

Klubi i Ballkanit ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit defensiv boshnjak, Anel Šabanadžović, i cili pritet të luajë një rol kyç në vazhdimin e sezonit.

26-vjeçari Šabanadžović vjen në Kosovë me përvojë ndërkombëtare, pasi ka kaluar më parë tek klubet Željezničar dhe AEK Athens, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Omonia 29 në kampionatin qipriot.

Lojtari është produkt i akademisë së Željezničar dhe ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës.

Me këtë transferim, Ballkani forcon mesfushën, duke sjellë një lojtar me eksperiencë evropiane, i cili pritet të japë kontribut të menjëhershëm në objektivat e klubit për këtë sezon.

Ballkani rikthehet në aksion nesër në Superligë, me ndeshjen që luhet në kuadër të xhiros së 25-të ndaj Prishtinës së Re.

Skuadra e drejtuar nga Mislav Karoglan është e para në tabelë e 42 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement