Në Londër, në “anën e kaltër”, kampioni i botës, Chelsea do ta presë kampionin në fuqi të Evropës, PSG-në.
Në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales, Chelsea u mposht keq nga Parisi, me shifrat prej 5-2.
Andaj skuadra e drejtuar nga Liam Rosenior hyn në këtë përballje për të bërë një rikthim të madh, teksa PSG-ja e Luis Enriques dëshiron të vazhdojë mbrojtjen e titullit.
Ndeshja nis nga ora 21:00.
FORMACIONET STARTUESE:
CHELSEA: Sanchez; Sarr, Hato, Chalobah, Cucurella; Andrey Santos, Caicedo; Palmer, Enzo, Neto; Joao Pedro.
PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Neves; Barcola, Dembele, Kvaratskhelia./GazetaExpress/