Ku e sheh veten Julian Alvarez në vitin 2035? Befason ylli argjentinas! - Gazeta Express
string(69) "ku-e-sheh-veten-julian-alvarez-ne-vitin-2035-befason-ylli-argjentinas"

Sport

Gazeta Express

17/03/2026 10:02

Ku e sheh veten Julian Alvarez në vitin 2035? Befason ylli argjentinas!

Sport

Gazeta Express

17/03/2026 10:02

Julian Alvarez flet për të tashmen dhe të ardhmen e tij me fanellën e Atlético Madridit.

Sulmuesi argjentinas, në një intervistë të fundit, është ndalur tek rruga e tij e rritjes dhe mënyra se si e imagjinon veten brenda skuadrës në vitet që do të vijnë.

I pyetur se ku e sheh veten në vitin 2035, ish-lojtari i Manchester Cityt nuk ka dyshime, përcjell “Gazeta Express”.

“E shoh veten në një rol më veteran, me më shumë përgjegjësi. Pak a shumë si sot Koke, Antoine Griezmann apo edhe Jan Oblak. Lojtarë që janë prej shumë vitesh këtu dhe janë bërë pikë referimi për të gjithë grupin.”

Një deklaratë e qartë, që e tregon jo vetëm ambicien personale, por edhe dëshirën për t’u bërë një figurë kyçe në dhomat e zhveshjes së “Los Colchoneros”.

Alvarez e ka nënvizuar rëndësinë e përvojës dhe vazhdimësisë në një klub si Atletico, ku liderët historikë e kanë pasur gjithmonë një rol thelbësor në sukseset e skuadrës.

Sulmuesi ka folur edhe për ambientimin e tij në Madrid, duke theksuar se ndihet gjithnjë e më mirë dhe i integruar në grup.

Ai e ka vlerësuar mbështetjen e shokëve të skuadrës dhe stafit teknik, elementë që e kanë ndihmuar të rritet si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

Në fund, Alvarez ka dashur ta dërgojë edhe një mesazh për të ardhmen: objektivi i tij është të vazhdojë të përmirësohet çdo ditë, duke e dhënë maksimumin për ekipin dhe duke e ndërtuar një rrugë që një ditë mund ta çojë të jetë një nga liderët kryesorë të Atletico Madridit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement