Një lojtar i Manchester Unitedit pritet të largohet në verë në një marrëveshje rreth 38 milionë funte.
Që nga momenti kur Michael Carrick zëvendësoi Ruben Amorimin, Unitedi ka përmirësuar ndjeshëm formën.
Deri tani, Carrick ka fituar gjashtë ndeshje, ka barazuar një dhe ka humbur një nga tetë ndeshjet në krye të “Djajve të Kuq”.
Skuadra është në rrugë të mirë për ta përfunduar sezonin në top-katërshe dhe për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen e fundit, United u mposht 2-1 nga Newcastle United në “St James’ Park”.
Para përballjes në Premierligës ndaj Aston Villës të dielën pasdite, ka ardhur një përditësim për transferimet.
Sipas raportimeve, Napoli është gati të aktivizojë opsionin e blerjes në marrëveshjen e huazimit të Rasmus Højlund, i cili kap vlerën e 44 milionë eurove (rreth 38 milionë funte).
Specialisti i transferimeve Fabrizio Romano shkroi në rrjetet sociale:
“Napoli do të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 44 milionë eurosh për Rasmus Højlund, siç është raportuar gjithmonë. Drejtori Manna konfirmon: ‘Nuk ka asnjë dyshim. Rasmus do të qëndrojë këtu. Ne kemi detyrim ta blejmë nga United nëse sigurojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve — por ai është në planet tona pavarësisht këtij kushti’.”
Deri tani në sezonin 2025/26, Højlund ka realizuar 14 gola dhe ka dhënë katër asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat.
Në dhjetor të vitit 2025, sulmuesi danez tregoi se klubi anglez i kishte bërë të qartë se nuk ishte pjesë e planeve për sezonin.
Në një intervistë për “Sports Illustrated” ai tha: “Unitedi ma bëri shumë të qartë se nuk isha pjesë e planeve për këtë sezon, sidomos pa futboll europian. Jam i ri dhe duhet të luaj futboll, prandaj kjo ishte një mundësi e mirë për mua.”
Ai shtoi: “Napoli pa një mundësi për të më marrë dhe sapo dëgjova interesimin e tyre, ua bëra shumë të qartë njerëzve të mi se doja vetëm të shkoja atje.”
Napoli rikthehet në aksion në Serie A javën e ardhshme, kur përballet me Cagliarin në stadiumin “Unipol Domus” të premten në mbrëmje./GazetaExpress/