Super derbi mes Bashkimit dhe Trepçës sonte - Gazeta Express
string(43) "super-derbi-mes-bashkimit-dhe-trepces-sonte"

Basketboll

Gazeta Express

15/03/2026 9:07

Super derbi mes Bashkimit dhe Trepçës sonte

Basketboll

Gazeta Express

15/03/2026 9:07

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë.

Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë.

Këto dy skuadra u përballën edhe në dy finalet e fundit të Kupës, ku fituan ‘Xehetarët’.

Në elitën e basketbollit, prizrenasit janë në vendin e dytë me 16 fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit 21 fitore e tri humbje, duke regjistruar 15 fitore radhazi.

Kjo sfidë pritet të jetë interesante para “Play-off”-it, që këtë edicion pritet të jetë i jashtëzakonshëm.

Të dielën do të ndeshen GO+ Peja me Borën. Pejanët kanë dhjetë fitore e 13 humbje, derisa prishtinasit 12 fitore e 11 humbje.

Kampionati po hyn në fazën e fundit, ku çdo ndeshje është vendimtare dhe skuadra po luftojnë në maksimum për synimet që i kanë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement