Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar një bashkëpunim të rëndësishëm për përfaqësuesen e vendit, e cila nga cikli i ri i garave evropiane do të vishet me fanellat e brendit të njohur ndërkombëtar adidas.
Ky zhvillim vjen në kuadër të Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA-s, përmes së cilës federatat kombëtare përfitojnë pajisje sportive dhe fanella cilësore për ndeshje dhe stërvitje. Veshjet do të jenë të dizajnuara në mënyrë të personalizuar, duke reflektuar identitetin e Kombëtares së Kosovës.
Skema e UEFA-s, e themeluar në vitin 2007, synon të mbështesë federatat anëtare duke u siguruar atyre standarde të larta në pajisje sportive dhe uniforma zyrtare. Në këtë cikël të ri, adidas është përzgjedhur si furnizues zyrtar pas një procesi tenderimi që ka vlerësuar cilësinë, përvojën dhe përballueshmërinë e kompanisë.
Sipas njoftimit, për dy sezonet e ardhshme dhjetë kombëtare evropiane, përfshirë Kosovën, do të paraqiten me dizajne unike të adidas, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse.
Gjithashtu, FFK do të ketë qasje edhe në shërbimin ekskluziv “Locker Room” të adidas, i cili mundëson dizajnimin dhe porositjen e veshjeve të personalizuara për ekipet. Ky shërbim synon të garantojë standarde të larta performance dhe një prezantim dinjitoz të përfaqësueses në arenën ndërkombëtare.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...