Unitedi i ofron 80 milionë euro për yllin e La Ligës, që verës e refuzoi Barcelonën - Gazeta Express
string(82) "unitedi-i-ofron-80-milione-euro-per-yllin-e-la-liges-qe-veres-e-refuzoi-barcelonen"

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 16:20

Unitedi i ofron 80 milionë euro për yllin e La Ligës, që verës e refuzoi Barcelonën

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 16:20

Sipas raportimeve, Manchester Unitedi po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh (69 milionë funte) për yllin e Athletic Bilbaos, Nico Williams, por për ta realizuar transferimin do të duhet të përballet me konkurrencë të fortë.

Williams ishte një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror verën e kaluar, pasi disa klube të mëdha, përfshirë Arsenalin dhe Barcelonën, ishin në garë për ta transferuar anësorin.

Madje, në qershor u raportua gjerësisht se gjigantët katalanas kishin arritur marrëveshje personale me 22-vjeçarin për një kontratë gjashtëvjeçare, me pagë vjetore rreth 12 milionë euro (10.4 milionë funte).

Megjithatë, Williams refuzoi mundësinë për t’iu bashkuar mikut të tij të ngushtë, Lamine Yamal, në “Camp Nou” dhe vendosi të qëndrojë te “Los Leones” së bashku me vëllain e tij, Inaki.

Ai nënshkroi një kontratë të re tetëvjeçare me Bilbaon, e cila përfshin një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh (77 milionë funte).

Pavarësisht vendimit për të qëndruar, Williams vazhdon të lidhet me një largim nga “San Mames”.

Arsenali dhe Barcelona pritet të rinovojnë interesimin për të, ndërsa Manchester Unitedi e ka vëzhguar për muaj të tërë reprezentuesin e Spanjës, sipas “Fichajes”.

Raporti shton se drejtuesit e United janë të bindur se anësori është “pjesa që mungon për të kompletuar një sistem ofensiv të nivelit të lartë”.

Një shumë rreth 80 milionë euro po diskutohet prapa skenave në “Old Trafford” – një ofertë që, sipas raportit, do të “hapte menjëherë negociatat” me Athletic Bilbaon.

Në fillim të këtij muaji, trajneri i përkohshëm Michael Carrick tha se Unitedi mund të kërkojë të transferojë një anësor të majtë këtë verë, pasi po kërkon zëvendësues për Alejandro Garnachon, i cili iu bashkua Chelseat verën e kaluar.

Ndërkohë, Marcus Rashford pritet gjithashtu t’i bashkohet Barcelonës pas huazimit njëvjeçar.

I pyetur nëse krahu i majtë i sulmit është një repart që duhet përforcuar, Carrick tha: “Mendoj se gjithmonë kërkon balancën e ekipit dhe të skuadrës për të pasur fleksibilitet maksimal, kështu që patjetër është diçka që duhet parë”.

“Ne ende mund të jemi të rrezikshëm,” shtoi ai. “Matheus [Cunha] ka luajtur në atë rol dhe ka shkaktuar shumë probleme dhe momente të mëdha. Kur luan në krah, është shumë i vështirë për t’u ndalur në situata një-kundër-një”, e mbylli Carrick./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement