Barcelona interesohet per yllin e Interit - Gazeta Express
string(41) "barcelona-interesohet-per-yllin-e-interit"

Futboll

Gazeta Express

13/03/2026 12:57

Barcelona interesohet per yllin e Interit

Futboll

Gazeta Express

13/03/2026 12:57

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim per ta transferuar yllin e Interit, Alessandro Bastoni.

Sipas mediumit Tuttosport, Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe i ka sytë tek italiani i Interit.

I shumëkritikuar për episodin në ndeshjen ndaj Juventusit për shkak të festimit të cilin e bëri në momentin e kartonit të kuq për lojtarin e Juventusit, Bastoni është duke u monitoruar nga skuadra e Barcelonës e cila është e gatshme të ofrojë për lojtarin një shumë prej 70 milionë euro.

Nga ana tjetër skuadra e Interit nuk është e interesuar ta shesë mbrojtësin kryesor të ekipit, por një shumë prej 70 milionë mund ta bëjë që ta ndryshojë mendimin, duke e ditur se skuadra neroazure është ende në borxhe dhe i duhet ta mendojë merkaton, të cilën Interi medoemos do të investojë në verë.

Sipas Tuttosport, drejtori i Barcelonës, Deco ka filluar të kontaktojë agjentët e lojtarit dhe është i gatshëm të ulen dhe të bisedojnë për një transferim të mundshëm të lojtarit italian drejt Barcelonës.

Rikujtojmë se Bastonit i mbaron kontrata në muajin korrik te vitit 2027 dhe Interi ende nuk ka marrë iniciativë për t’u ulur dhe të bisedojë për vazhdimin e kontratës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement