“Nëse nuk fitojmë, ti nuk del i gjallë nga Skenderaj”, zyrtari i Drenicës përfundon në disiplinor pas kërcënimit ndaj referit - Gazeta Express
string(121) "nese-nuk-fitojme-ti-nuk-del-i-gjalle-nga-skenderaj-zyrtari-i-drenices-perfundon-ne-disiplinor-pas-kercenimit-ndaj-referit"

Sport

Gazeta Express

12/03/2026 15:46

“Nëse nuk fitojmë, ti nuk del i gjallë nga Skenderaj”, zyrtari i Drenicës përfundon në disiplinor pas kërcënimit ndaj referit

Sport

Gazeta Express

12/03/2026 15:46

Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës ka bërë inicim disiplinor ndaj zyrtarit të klubit të futbollit Drenica, Granit Koci.

Sipas këtij komisioni, zyrtari i Drrenicës, Granit Koci e ka kërcënuar asistentin e gjyqtarit me fjalët skandaloze: “Nëse nuk fitojmë, ti nuk del i gjallë nga Skenderaj”.

“Inicim disiplinor ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF “Drenica”, Granit Koci. Motivi: Në min 34 për sjellje jo sportive dhe duke kundërshtuar vendimet e gjyqtarit hyn në fushë për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt dhe duke dalur nga fusha kërcënon asistenitin e parë. Pas përfundimit të pjesës së parë edhe pse i përjashtuar hyn në korridoret e zhveshtoreve të gjyqtarëve shan, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor me disa persona tjerë me fjalët: ‘Nëse nuk fitojmë ti nuk del i gjallë nga Skenderaj’. I njëjti edhe në pjesën e dytë shfrytëzon rastin dhe futet në fushë afër vijës dhe përsëri proteston për vendimin e gjyqtarit të parë edhe pse ishte i ndëshkuar me karton të kuq. Pas kësaj intervenohet dhe largohet nga stadiumi. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Drenica –Dukagjni.”, njofton Komisioni i Garave i Superligës.

Gjithashtu, inicim disiplinor është nisur edhe për FC Drenica me motivin: “Lëshim në organizim të ndeshjes.”

“Pas përfundimit të pjesës së parë në korridorrin e zhveshtoreve futen persona të pautorizuar të cilët ofendojnë dhe kërcenojnë gjyqtarët. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Drenica–Dukagjni.”, përfundon ky Komision. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement