Rrjeti i trafikut të drogës në nivel global po bazohet gjithnjë e më shumë tek ndërmjetësit, të ashtuquajturit “fixers”, që lidhin grupet lokale me rrjetet ndërkombëtare kriminale. Këta individë menaxhojnë logjistikën, financat dhe korrupsionin e nevojshëm për të dërguar kokainën nga zonat prodhuese drejt tregjeve në Evropë dhe SHBA.
Ky lajm është raportuar nga media Primicias.ec në Ekuador, e cila analizon si ndërmjetësit sigurojnë që kontejnerët me kokainë të arrijnë në anijet tregtare pa u kapur nga autoritetet, duke përfshirë lidhjen e blerësve evropianë ose meksikanë me furnizuesit lokalë dhe pastrimin e parave. Roli i tyre shpjegon edhe diferencën e madhe të çmimeve të drogës mes zonave prodhuese dhe tregjeve të eksportit.
Sipas hetimeve, rrjetet ballkanike, të njohura si “mafia shqiptare”, luajnë rol ndërmjetësimi mes bandës ekuadoriane “Los Lobos” dhe trafikantëve shqiptarë. Një rast i fundit është arrestimi i ekuadorianit Hernán Ruilova, i cili koordinonte dërgesat e kokainës të kamufluara në banane dhe shërbente si lidhje me financuesit e huaj. Rrjeti i tij përfshinte edhe shqiptarët Donald Lalaj dhe Mario Gjeci, të cilët ndihmoheshin për transport dhe paketim të drogës.
Ky fenomen tregon se trafiku i drogës është i decentralizuar dhe se ndërmjetësit janë faktor kyç për funksionimin e zinxhirit global të drogës, duke garantuar lidhje, korrupsion dhe logjistikë mes grupeve të ndryshme kriminale.
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...