Mbretëria e Bashkuar po përgatit një anije të dytë për t’u dislokuar në Mesdhe, ka konfirmuar sapo Ministria e Mbrojtjes.
Më herët ishte njoftuar se HMS Dragon, një shkatërrues i tipit 45, po përgatitet për dislokim, raporton Sky News.
Por tani Ministria e Mbrojtjes thotë se RFA Lyme Bay po përgatitet për dislokim “për detyra detare në Mesdheun Lindor”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha:
“Si pjesë e planifikimit të kujdesshëm, kemi marrë vendimin ta vendosim RFA Lyme Bay në gjendje gatishmërie të shtuar si masë paraprake, nëse do të jetë e nevojshme të ndihmojë në detyra detare në Mesdheun Lindor.”
Lyme Bay është një anije zbarkimi, e pajisur për të funksionuar edhe si platformë aviacioni dhe ka gjithashtu ambiente mjekësore.
Ajo përdoret shpesh për misione humanitare dhe për ndihmë në raste katastrofash.