Goditet grupi që trafikonte armë nga Mali i Zi – arrestohen dy persona në Tiranë  - Gazeta Express
string(78) "goditet-grupi-qe-trafikonte-arme-nga-mali-i-zi-arrestohen-dy-persona-ne-tirane"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 10:25

Goditet grupi që trafikonte armë nga Mali i Zi – arrestohen dy persona në Tiranë 

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 10:25

Një operacion policor i koduar “Rotondo”, i zhvilluar pas një hetimi dymujor, ka çuar në goditjen e një grupi të dyshuar për trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit në Tiranë.

Lidhur me rastin janë sekuestruar 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kurse janë arrestuar në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit.

Sipas policisë në Shqipëri është identifikuar dhe shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

“Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

“Gjatë operacionit, u vunë në pranga shtetasit D. J., 31 vjeç, banues në Shkodër dhe F. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Domje.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi D. J., u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”. Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.

Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte shtetasi F. Gj., si dhe me 4 celularë”, njofton policia shqiptare

Advertisement
Advertisement
Advertisement