Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sot se Irani do të “merrte nën kontroll Lindjen e Mesme” nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk do të godisnin të parët, raporton CNN
“Irani është një vend shumë i fuqishëm. Ata do ta merrnin nën kontroll Lindjen e Mesme. Nëse ne nuk do t’i godisnim, ata do ta merrnin nën kontroll Lindjen e Mesme,” tha Trump në një konferencë për shtyp në Florida, duke përsëritur komentet që bëri të dielën për ABC News.
Trump tha se “shumica” e raketave dhe armëve të tjera të Iranit tani janë shkatërruar. Ai tha se ato ishin “të drejtuara ndaj vendeve të Lindjes së Mesme që nuk kishin asnjë lidhje me këtë.”
Trump tha gjithashtu se Irani po përpiqej të shkatërronte Izraelin, por se Shtetet e Bashkuara “e ndaluan me kohën e duhur”.
“Ne jemi shumë krenarë që jemi të përfshirë në këtë dhe kjo do të përfundojë së shpejti. Dhe nëse fillon përsëri, ata do të goditen edhe më fort,” tha Trump.