Osmani: Kurti më tha provo ta bindësh opozitën, prapa shpinës punonte me kandidatë tjerë, kërkoi t'i bëj 85 vota - Gazeta Express
string(106) "osmani-kurtime-thaprovota-bindesh-opoziten-prapa-shpindes-punonte-me-kandidate-tjere-kerkoi-ti-bej-85-vota"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 21:58

Osmani: Kurti më tha provo ta bindësh opozitën, prapa shpinës punonte me kandidatë tjerë, kërkoi t’i bëj 85 vota

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 21:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në “Syri”, për atë që Albin Kurti i kishte thënë të provojë të bindë opozitës për të qëndruar në sallë.

Por, në të njëjtën kohë, Osmani tha se Kurti po punonte me kandidatë të tjerë.

Ajo tha se asnjëherë nuk e ka kushtëzuar kryeministrin Albin Kurti.

“Nuk e kam kushtëzuar Kurtin asnjëherë, e vetmja që kam propozuar është që të më jepet një shans që të shkojmë në sallë, të shohim sa deputetë po jenë në sallë sepse kisha kontakte me deputetë e garanca që nuk do të bojkotojnë”.

“Çfarë ndodhi ishte që prapa shpinës sime punohej me shumë kandidatë të tjerë dhe unë e kuptoja nga televizioni, që po punohej me kandidatë të tjerë përderisa mua më thuaj provo të bindësh opozitës. Pasaj më kërkuan t’i bëjë 85 vota që ishin të panevojshme”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement