Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani - Gazeta Express
string(97) "goditet-njesia-logjistike-e-lidhur-me-ambasaden-e-shba-ne-irak-dyshohet-se-sulmi-u-krye-nga-irani"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 20:43

Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 20:43

Një njësi logjistike e lidhur me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit në Irak është vënë në shënjestër të një sulmi iranian.

Sipas raportimeve objektivi ishte kampi i mbështetjes logjistike që shërben për Ambasadën amerikane në Irak. Sulmi dyshohet të jetë kryer nga forca të lidhura me Iranin.

Pas sulmit, sistemet e mbrojtjes ajrore të kampit logjistik u aktivizuan për të neutralizuar kërcënimin.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement