Mustafa i drejtohet VV-së: A është e kapur Kushtetuesja nga opozita - Gazeta Express
string(66) "mustafa-i-drejtohet-vv-se-a-eshte-e-kapur-kushtetuesja-nga-opozita"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 19:18

Mustafa i drejtohet VV-së: A është e kapur Kushtetuesja nga opozita

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 19:18

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme në lidhje me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, e ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje nëse mendon tash se Kushtetuesja është e kapur nga opozita.

Në një postim në Facebook ka përmendur edhe gjyqtarin Radomir Llaban, duke pyetur VV-në nëse është rrezik për sigurinë kombëtare.

“A na tregon VV tash a është Gjykata Kushtetuese “e kapur nga opozita”? A është ai gjyqtari serb ende rrezik për sigurinë kombëtare? Apo tash që po i pëlqen ky vendim VV-së, Gjykata është krejt në rregull dhe ai serbi është burrë i mirë?”, ka shkruar Mustafa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement