Dorëheqja e Avdylit, edhe Halil Geci që foli për pushkatimin e Presidentes është anëtar i Guxo-s që e themeloi Osmani - Gazeta Express
string(116) "doreheqja-e-avdylit-edhe-halil-geci-qe-foli-per-pushkatimin-e-presidentes-eshte-anetar-i-guxo-s-qe-e-themeloi-osmani"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 14:09

Dorëheqja e Avdylit, edhe Halil Geci që foli për pushkatimin e Presidentes është anëtar i Guxo-s që e themeloi Osmani

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 14:09

Halil Geci, një personazh shumë aktiv në rrjetet sociale, e ka përshkruar si “tradhti” dekretin e presidentes Vjosa Osmani të premten për ta shpërndarë Kuvendin pasi tha se Kuvendi një ditë më parë nuk arriti ta zgjidhte Presidentin e ri, sipas afatit kushtetues.

Çështja ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, me Lëvizjen Vetëvendosje që sot e ka çuar atje për shqyrtim dekretin e Osmanit, që sipas tyre shkel Kushtetutën e vendit.

Në valën e sulmeve online ndaj Presidentes, Geci, anëtar i Guxo, partisë që e kishte themeluar vetë Osmani, tha se ajo “e bëri njëfarë grushteti”. Fatos Geci, djali i tij, arriti të bëhej deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare si pjesë e Guxo, që funksionon si pjesë e grupit parlamentar të LVV-së.

Geci shkroi në Facebook se Osmani iu bashkua “tavolinës së tradhtisë – si vegël e puçit të Prontos”.

“Po të ishte në Turqi, do të pushkatohej”, shkroi ai ndër tjerash në një postim në Facebook.

Presidenca, përmes një reagimi sot, e dënoi ashpër “gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani”.

“Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Presidenca tha se “ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike”.

“Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike”.

Organeve kompetente të rendit dhe të drejtësisë iu bë thirrje që “të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin”.

Haxhi Avdyli, deputet në disa legjislstura, dha dorëheqje nga Guxo “në shenjë proteste dhe për të mos u identifikuar me këtë fushatë të ulët”, që tha se e ka prekur shumë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement