Trump nuk është “i kënaqur” me udhëheqësin e ri të Iranit - Gazeta Express
string(55) "trump-nuk-eshte-i-kenaqur-me-udheheqesin-e-ri-te-iranit"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 12:54

Trump nuk është “i kënaqur” me udhëheqësin e ri të Iranit

Lajme

Gazeta Express

09/03/2026 12:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk është “i kënaqur” me emërimin e Mojtaba Khameneit si udhëheqësi i ri suprem në Iran, raporton Fox News, përcjell KosovaPress.

Prezanuesi televiziv Brian Kilmeade tha se foli me presidentin pas njoftimit, i cili i tha: “Nuk jam i kënaqur”, ditë pasi ai e kishte cilësuar atë një përzgjedhje të papranueshme.

Kilmeade nuk dha detaje shtesë të bisedës që zhvilloi me presidentin amerikan.

Mojtaba Khamenei, djali i dytë i Ajatollah Ali Khameneit, pritet të konfirmohet zyrtarisht si Udhëheqësi i tretë Suprem në historinë e Iranit. Ky emërim shënon tranzicionin e parë me natyrë trashëgimore në majën e hierarkisë shtetërore dhe fetare iraniane, duke zëvendësuar babanë e tij të ndjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement