Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “ka shumë shenja” që udhëheqësi suprem i Iranit “nuk është më mes nesh”, duke mos thënë megjithatë në mënyrë përfundimtare se ai është vrarë, raporton CNN.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi më herët i tha NBC se Ayatollah Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Iran janë ende gjallë, aq sa ai dinte. Irani nuk ka publikuar një video të Khameneit që nga fillimi i sulmeve të shtunën në mëngjes.
CNN raportoi më herët se Khamenei ishte një nga objektivat e valës së parë të sulmeve ndaj Iranit, së bashku me udhëheqës të tjerë të lartë, por burime izraelite thanë se nuk ka konfirmim që Khamenei është vrarë.
“Ka shumë shenja që ky tiran nuk është më mes nesh”, tha Netanyahu, duke shtuar se Izraeli e ka shkatërruar kompleksin e tij.
Netanyahu gjithashtu tha se operacioni kundër Iranit kërkon “durim” dhe do të “zgjasë aq sa të jetë e nevojshme”.
“Kjo luftë do të çojë në paqe të vërtetë”, u zotua Netanyahu në deklaratën e tij.