Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur shkurt për media para se të hyjë në objektin e Kuvendit të Kosovës për ta takuar kreun e VV-së, Albin Kurti.
Hamza ka thënë se në takim do të diskutohet për situatën aktuale politike.
Partia që Hamza drejton sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë dhe pas kësaj mbledhje po mbahet takimi Hamza-Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Blerand Stavileci ka deklaruar se në mbledhje kanë diskutuar për parimet rreth presidentit dhe për qëndrimin që do të mbajë Bedri Hamza si kryetar i PDK-së./Express/
