Numërimi për Presidentin e ri drejt fundit, PDK sot mbledh Kryesinë e partisë në orën 13:00 - Gazeta Express
string(89) "numerimi-per-presidentin-e-ri-drejt-fundit-pdk-sot-mbledh-kryesine-e-partise-ne-oren-1300"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 12:29

Numërimi për Presidentin e ri drejt fundit, PDK sot mbledh Kryesinë e partisë në orën 13:00

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 12:29

Partia Demokratike e Kosovës do ta mbledh sot Kryesinë e partisë. Ky takim do të nis në orën 13:00, konfirmojnë burime te Gazetës Express.

Kjo mbledhje e Kryesisë së PDK-së vjen teksa në vend po ndodh diskutimi për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri dhe derisa në horizont s’ka ndonjë skenar konkret për atë se kush do të jetë shefi i ri i shtetit.

Partitë politike kanë kohë deri me datën 4 mars për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje dhe për të shmangur zgjedhjet e reja të cilat duhet të shpallen në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani ka shprehur hapur dëshirën e saj edhe për një mandat, megjithatë duket që për emrin e saj s’ka pajtueshmëri as brenda partisë GUXO që dikur e kishte themeluar.

Nga LVV dhe GUXO kur janë pyetur për emrin e Osmanit kanë thënë se nuk i kanë votat dhe se për ta zgjedhur Osmanin s’bëhet fjalë për pak vota, por për së paku 15 të tilla.

Kurti ka theksuar se i duhet ndihma e opozitës për ta zgjedhur presidentin, gjë për të cilën ka zhvilluar edhe takime me Lumir Abdixhikun e Bedri Hamzën. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement