Kryetarja e Akademisë së Shkencave, Justina Shiroka-Pula, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk kanë biseduar fare për çështjen e presdientit të ri.
Ajo ka thënë se në takim me shefin e qeverisë është diskutuar vetëm për punën e akademisë.
“Ka qenë takim profesional, kam qenë edhe me dy nënkryetarë të Akademisë, dhe kemi folur vetëm për projekte të Akademisë. Asnjë pyetje direkte dhe as indrekte nuk ka qenë për mua në lidhjen me çështjen e presidentit”, ka thënë ajo për gazetën Nacionale.
“Biseda ka qenë thjesht për projektet e akademisë, çka kemi punuar dhe ka mendojmë me punu në të ardhmen. Ne i treguam se cilat projekte i kemi. Nuk është hapur fare kjo çështje”, ka thënë ajo.
Shiroka-Pula ka bërë me dije se as para takimit nuk ia ka përmendur ndokush këtë temë.
