Lufta në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme e Kosovës me thirrje për kosovarët që jetojnë në Izrael e Emiratet Arabe - Gazeta Express
string(117) "lufta-ne-lindjen-e-mesme-ministria-e-jashtme-e-kosoves-me-thirrje-per-kosovaret-qe-jetojne-ne-izrael-e-emiratet-arabe"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 10:56

Lufta në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme e Kosovës me thirrje për kosovarët që jetojnë në Izrael e Emiratet Arabe

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 10:56

Pas sulmeve të sotme që kanë nisur ndaj Iranit nga SHBA dhe Izraeli dhe kundërpërgjigjeve me raketa nga Teherani, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë me thirrje për kosovarët që jetojnë në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

MPJD dhe Ambasadat kërkojnë që të ndiqen informacionet zyrtare të lëshuara nga institucionet e sigurisë së vendeve përkatëse dhe gjithashtu kanë njoftuar për numrat e telefonit që janë në dispozicion.

“Për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.

Ambasada u bën thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave.Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake”, thuhet në njoftimin e publikuar nga MPJD./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement