Nga pakujdesia e goditi me kamion, dërgohet në mbajtje i dyshuari për vdekjen e punëtorit të KEK’ut - Gazeta Express
string(97) "nga-pakujdesia-e-goditi-me-kamion-dergohet-ne-mbajtje-i-dyshuari-per-vdekjen-e-punetorit-te-kekut"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 8:53

Nga pakujdesia e goditi me kamion, dërgohet në mbajtje i dyshuari për vdekjen e punëtorit të KEK’ut

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 8:53

Një punëtor në KEK dje humbi jetën derisa ishte në punë.

Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh tha se incidenti që ia mori jetën atij u shkaktua nga një person, i cili dyshohet se nga pakujdesia duke lëviz mbrapa me kamion ka goditur viktimën.

Policia tha se ai është dërguar në mbajtje.

“Kosova B, Obiliq 27.02.2026-10:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia duke lëviz mbrapa me kamion, ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e kësaj, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit,  trupi i pa jetë është dërguar  në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement