Hargreaves takohet me nënkryetaren e LVV-së: Partitë ta refuzojnë gjuhën e urrejtjes, Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgjedhjeve - Gazeta Express
string(139) "hargreaves-takohet-me-nenkryetaren-e-lvv-se-partite-ta-refuzojne-gjuhen-e-urrejtjes-kosoves-i-nevojitet-presidenti-menjehere-pas-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 15:52

Hargreaves takohet me nënkryetaren e LVV-së: Partitë ta refuzojnë gjuhën e urrejtjes, Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 15:52

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se është takuar me nënkryetaren e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani Myrtaj, me të cilë tha se u pajtuan se Kosovës i nevojitet zgjedhja e Presidentit menjëherë pas zgjedhjeve.

Me të, ambasadori britanik tha se diskutuan edhe për fushatën zgjedhore dhe që partitë të jenë “respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave”.

“Sot u takova me Nënkryetaren e Dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, në veçanti për shpresën tonë që të gjitha partitë të jenë respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave. U pajtuam se Kosovës i nevojitet zgjedhja e një Presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve”, shkroi ambasadori në një postim në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement