Një zyrtar iranian i tha Reuters se Irani po përgatitet për hakmarrje pasi Izraeli dhe SHBA nisën një sulm të shtunën.
Zyrtari tha se “përgjigjja do të jetë shkatërruese”.
Pas sulmeve të Izraelit, SHBA-ja po kryen sulme ndaj Iranit, thanë tre zyrtarë amerikanë për CNN. Një zyrtar tha se sulmet janë në zhvillim, duke i përshkruar ato si “jo një sulm i vogël.”
Ndërkaq, për Reuters një zyrtar amerikan tha se sulmet e SHBA-së kundër Iranit po kryhen nga ajri dhe deti.