Gani Geci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka shkruar për Rifat Jasharin, duke thënë se ky i fundit ka qenë shtylla e familjes Jashari, dhe se ai është njeri punëtor, i urtë dhe trim.
Geci, ka kujtuar edhe rrethimin e parë të Familjes Jashari, me 30 dhjetor 1991, ku edhe Rifati kishte qenë prezentë në shtëpi. Geci ka shkruar se Rifati aty, ‘’sipas lajmeve të Serbisë’’ kishte plagosur dy policë serbë.
‘‘Me propozimin tim në Komisionin për Siguri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, data 30.12 ka mbetur Dita e Veteranit. PDK dhe AAK kanë propozuar dy data të tjera: një në vitin 1995 dhe një me daljen e UÇK-së në skenë, në vitin 1997. Arsyetimi im ka qenë: ku po doni t’i lini katër, gjegjësisht shtatë vjet luftë të Familjes Jashari?’’, ka shkruar Geci.
Ndryshe, gjatë ditëve të fundit, familja Jashari ka qenë e përfolur nga ana e partisë në pushtet Vetëvendosjes, për çështjen e presidentit, si mundësi që dikush nga kjo familje të zgjidhet si president i ri i vendit. Porse, ditën e djeshme nga kjo familje, më saktësisht, Murat Jashari e Bekim Jashari, kanë hedhur poshtë një gjë të tillë.
Postimi i plotë i Gecit:
Rifat Jashari ka qenë shtylla e Familjes Jashari, një njeri punëtor, i urtë dhe trim.
Më 30 dhjetor 1991, kur u rrethua për herë të parë kulla e Shaban Jasharit – kullë të cilën e kishte ndërtuar Rifat Jashari duke punuar në Gjermani – ai ndodhej në shtëpi, në pushim për nder të Vitit të Ri.
Kur doli Rifati në lamë, dy policë i bënë “stoj”. Rifati hapi zjarr me një rafalë dhe, sipas lajmeve të Serbisë, plagosi dy policë serbë.
Me propozimin tim në Komisionin për Siguri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, data 30.12 ka mbetur Dita e Veteranit.
PDK dhe AAK kanë propozuar dy data të tjera: një në vitin 1995 dhe një me daljen e UÇK-së në skenë, në vitin 1997.
Arsyetimi im ka qenë: ku po doni t’i lini katër, gjegjësisht shtatë vjet luftë të Familjes Jashari?
Foto 1: Stuttgart viti 2000 përvjetori i parë i rënies së heroit Salih Çekut, organizuar nga LDK.