“Shefi që pëlqen të shpërndajë para”, Kompania kineze bëhet virale pasi jep 22 milionë euro bonuse për punonjësit e saj - Gazeta Express
string(116) "shefi-qe-pelqen-te-shperndaje-para-kompania-kineze-behet-virale-pasi-jep-22-milione-euro-bonuse-per-punonjesit-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 8:25

“Shefi që pëlqen të shpërndajë para”, Kompania kineze bëhet virale pasi jep 22 milionë euro bonuse për punonjësit e saj

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 8:25

Kompania kineze Henan Kuangshan Crane Co., Ltd. është bërë virale në rrjetet sociale pas një vendimi të pazakontë të drejtuesit të saj për të shpërndarë 22 milionë euro bonuse për punonjësit.

Nga kjo shumë, 7.3 milionë euro u ndanë gjatë një aktiviteti të organizuar më 13 shkurt, ku punonjësit u ftuan të merrnin aq para sa mund të mbanin në duar. Në festë morën pjesë rreth 7,000 persona, ndërsa ishin vendosur 800 tavolina të mbuluara me kartëmonedha.

Video të publikuara në internet tregojnë tavolina të mbushura me para dhe punëtorë që largohen me pako kartëmonedhash në duar, duke e kthyer ngjarjen në një fenomen viral.

Sipas South China Morning Post, kompania, e themeluar në shtator 2002, regjistroi një fitim prej 33 milionë eurosh për vitin 2025, çka do të thotë se rreth 70% e fitimit u shpërnda si bonus për stafin.

Henan Kuangshan Crane operon në prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve të vinçave dhe ka prezencë në më shumë se 130 vende të botës.

Në mars 2025, e njëjta kompani kishte shpërndarë edhe 195,000 euro bonus për 2,000 punonjëse femra me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Drejtori i kompanisë, i cilësuar në mediat kineze si “shefi që pëlqen të shpërndajë para”, është shprehur se qëllimi i tij është të lehtësojë barrën financiare të punonjësve. “Të rinjtë janë të ngarkuar me kredi makinash dhe hipoteka, dhe çdo ndihmë që mund të ofrojmë bën diferencë”, ka deklaruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement