SHBA-ja sanksione ndaj Iranit, shënjestrohen rrjetet e naftës dhe prodhuesit e armëve - Gazeta Express
string(84) "shba-ja-sanksione-ndaj-iranit-shenjestrohen-rrjetet-e-naftes-dhe-prodhuesit-e-armeve"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 8:06

SHBA-ja sanksione ndaj Iranit, shënjestrohen rrjetet e naftës dhe prodhuesit e armëve

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 8:06

Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi këtë të mërkurë sanksione ndaj më shumë se 30 individëve, subjekteve dhe anijeve të “flotës në hije”, të cilat sipas tij i mundësojnë Iranit shitjen e paligjshme të naftës, raketat balistike dhe prodhimin e armëve.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja e Thesarit shënjestroi gjithashtu rrjete të shumta që i mundësojnë Gardës Revolucionare dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sigurojnë materialet dhe makineritë paraprake të nevojshme për prodhimin e raketave balistike dhe armëve të tjera. njoftimi i departamentit

Sanksionet e fundit vijnë si pjesë e fushatës që Donald Trump ka nisur për të dobësuar ekonominë e Iranit.

Presidenti amerikan ka grumbulluar gjithashtu forca të shumta ushtarake në Lindjen e Mesme dhe ka paralajmëruar sulm të mundshëm nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje për programin bërthamor. Javën e kaluar Trump i dha Iranit 10-15 ditë kohë për të vendosur.

Irani ka kërcënuar të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse vihet në shënjestër.

Gjatë muajit të fundit palët kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënimeve edhe pse diplomacia po vijon përpjekjet për një zgjidhje pa përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake.

Një raund i tretë bisedimesh mes dy diplomatëve amerikanë Jared Kushner dhe Stefe Uitkof dhe ministrit të jashtëm të Iranit do të mbahet nesër në Gjenevë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement