Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Serbisë, Ministri i Brendshëm dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore, njoftoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili shkoi për ta vizituar në Klinikën e Polmologjisë në Qendrën Klinike të Serbisë, bashke disa anëtarë tjerë të qeverisë.
“Vizituam së bashku zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e SPS-së, situata është e rëndë, por ne besojmë te mjekët dhe besojmë tek ai dhe lutemi për të”, tha Vuçiq për Tanjug.
Ndihmësi i drejtorit në Pulmologji, Spasoje Popeviç, deklaroi se gjendja e Daçiq është shumë e rëndë dhe se ai ka pneumoni të rëndë.
“Aktualisht është në ventilim mekanik – në respirator, po merr gjithçka që është e nevojshme, të gjitha barnat dhe terapinë. Me këtë respirator, si mënyrë trajtimi, po blejmë kohën e nevojshme që barnat të veprojnë dhe po luftojmë për jetën e tij. Pneumoni e rëndë dhe luftë për jetën e tij”, tha doktori Popeviç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur edhe sot në mëngjes nga aeroplani, gjatë rrugës për në Kazakistan, për gjendja e ministrit të Punëve të Brendshme, Daçiç, duke thënë se ai është “pak më e mirë”.
“E vizitova Ivicën sot në mëngjes. Mjekët thonë se gjendja është disi më e mirë. Unë besoj tek ai, ndërsa tani po shkoj drejt Kazakistanit për rezultate të mëdha për Serbinë tonë”, tha Vuçiq.
Daçiq është aktiv në politikën serbe nga vitet ’90’të si pjesë e SPS’së së Slobodan Millosheviqit ku njihet me nofkën “Slloba i Vogël”. Pas përfundimit të luftërave të iniciuara nga ish -shefi i tij që përfunduan me krime ndaj popujve tjerë përfshirë Kosovën, Daçiq është ngjitur në poste më të larta në Serbi, deri në atë të Kryeministrit.