KF Ferizaj ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Superligë, duke mposhtur ish-liderin FC Ballkani me rezultat 2-1.
Heroi i vendasve ishte Silva-Richards, i cili realizoi të dy golat për Ferizajin, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Almir Kryeziu.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Ballkanin, që si pasojë bie nga vendi i parë në tabelë.
Pas këtij triumfi, Ferizaji ngjitet në pozitën e tetë me 22 pikë, ndërsa Ballkani tashmë renditet i dyti me 36 pikë. /GazetaExpress