Carrick për komentet e Roy Keane: Nuk më intereson mendimi i tij - Gazeta Express
string(63) "carrick-per-komentet-e-roy-keane-nuk-me-intereson-mendimi-i-tij"

Futboll

Gazeta Express

21/02/2026 14:20

Carrick për komentet e Roy Keane: Nuk më intereson mendimi i tij

Futboll

Gazeta Express

21/02/2026 14:20

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, thotë se nuk i intereson aspak mendimi i Roy Keanet.

Megjithatë, Carrick është i kujdesshëm për mënyrën se si kritikat e ish-lojtarëve të United mund të ndikojnë te të rinjtë e skuadrës.

Keane ka qenë kritik ndaj emërimit të Carrick dhe madje ka zgjedhur të bëjë shaka publike për gruan e tij.

Pyetur për ish-shokun e tij të skuadrës, Carrick tha për “BBC Sport” se nuk e shqetësojnë komentet e Keanet.

“Nuk më shqetëson aspak. Realisht, nuk më shqetëson. Nuk do të grindem me askënd për këtë. Mendoj se ka të bëjë me respektin sa i përket gjithçkaje dhe unë jap dhe marr këtë respekt. Për lojtarët e rinj, kjo është diçka për të cilën duhet të kujdesemi dhe t’i mbrojmë. Bota është ndryshe tani nga koha kur unë po rritesha si lojtar, por ne do të kujdesemi për ta dhe do t’i mbrojmë”, ka thënë ai.

Carrick u emërua si trajner i përkohshëm i Manchester Unitedit deri në fund të sezonit, pasi e zëvendësoi Ruben Amorimin e shkarkuar.

Deri më tani, në pesë ndeshje në krye të Unitedit, Michael Carrick ka arritur katër fitore dhe një barazim.

Ai e mposhti Manchester Cityn, Arsenalin, Fulhamin dhe Tottenhamin, teksa barazoi me West Hamin.

Ndeshjen e ardhshme, Unitedi e zhvillon të dielën, si mysafir i Everton në “Hill Dickinson”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement