Sipas raportimeve spanjolle, Real Madrid nuk qëndron duarkryq. Klubi ka nisur një proces për mbledhjen e informacioneve vizuale dhe audio për ngjarjet, duke përfshirë jo vetëm përplasjen midis Prestianni dhe Vinícius, por edhe sjelljen raciste të vërejtur në disa pjesë të tribunës nga tifozët vendas pas festimit të golit.
Megjithatë, drejtuesit e klubit e kanë marrë një qëndrim të matur, duke mos i përgjithësuar këto incidente tek gjithë tifozëria e Benficës ose institucionin portugez në tërësi. Ata kanë theksuar se atmosfera ishte normale për një rivalitet historik evropian, por fatkeqësisht incidente të tilla mund të ndodhin në çdo stadium, përfshirë edhe Bernabeun.
Pavarësisht tonit të matur ndaj klubit kundërshtar, Real Madrid mbështet plotësisht lojtarët e tij.
Vinícius dhe Kylian Mbappé kanë marrë mbështetje të plotë nga klubi për veprimet e tyre në fushë dhe deklaratat pas ndeshjes. Mbështetja e Mbappé ndaj Vinícius, duke e mbrojtur publikisht, ka lënë një përshtypje të madhe tek sulmuesi brazilian. /GazetaExpress