Manchester United nuk ka plane për të rinegociuar kushtet e një transferimi të mundshëm të përhershëm të Marcus Rashford te Barcelona, raporton ESPN.
Sipas marrëveshjes aktuale, klubi spanjoll ka opsionin për ta blerë sulmuesin në fund të sezonit për një shumë të dakorduar paraprakisht, që besohet të jetë midis 30 dhe 35 milionë eurosh. Manchester United pret që Barcelona të respektojë këtë shumë nëse dëshiron ta bëjë transferimin përfundimtar.
Kjo qasje nënvizon vendosmërinë e Djajve të Kuq për të mos ndryshuar kushtet e vendosura gjatë verës dhe për të mbajtur kontroll mbi të ardhmen e sulmuesit të tyre. /GazetaExpress