Mario Ilievski është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 20-të në Superligën e futbollit.
Futbollisti i FC Prishtinës ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 4:1 ndaj Llapit të dielën mbrëma, ndërsa i realizoi dy gola për kryeqytetasit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Ilievski u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Është kënaqësi të zgjidhesh lojtari më i mirë i javës. Kjo është një motiv shtesë për mua, por edhe për tërë ekipin. Pas ndeshjes me Ballkanin erdhëm të mërzitur, por penalltitë janë gjithmonë çështje fati. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe një emër shumë i madh në të gjithë rajonin e Ballkanit, andaj do të luftojmë për kreun e tabelës, sidomos tani me trajnerin e ri, me të cilin po i përgatisim ndeshjet shumë mirë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express