Incidenti në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina, dënime “të buta” për gjakovarët - Gazeta Express
string(72) "incidenti-ne-ndeshjen-vellaznimi-prishtina-denime-te-buta-per-gjakovaret"

Basketboll

Gazeta Express

17/02/2026 11:32

Incidenti në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina, dënime “të buta” për gjakovarët

Basketboll

Gazeta Express

17/02/2026 11:32

Vëllaznimi ka shpëtuar lehtë nga vendimet që i mori Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Pak ditë më parë, ndeshja mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës u ndërpre përkohësisht pas sulmit fizik ndaj gjyqtarit Erzen Haxhani.

Ky incident u duk se u shkaktua nga një tifoz, të cilin më pas e arrestoi policia.

Por, ky “tifoz” del të jetë zyrtari i Vëllaznimit, Jeton Bakalli, i cili hyri në parket dhe pati kontakt fizik me referin Haxhani.

E për krejt këtë, Bakalli u gjobit me 1000 euro dhe me “një ndeshje ndalim hyrjeje në sallë”, ndërsa u hap edhe procedurë disiplinore ndaj tij.

Kurse, paqt dhe “pa një therrë në këmbë” doli edhe Vëllaznimi, i cili u gjobit me 1500 euro, ndërsa në ndeshjen e radhës nuk do të ketë shikues në “zonën VIP, pas koshave” kur gjakovarët të jenë vendës.

Komisioni i Garave i FBK-së ka dalë edhe me një sqarim rreth situatës që ndodhi fundjavën që shkoi në Gjakovë.

“Nga vija fundore e fushës hyri një person i paautorizuar, Jeton Bakalli, i cili nga prapa e tërhoqi dhe e kapi për fanelle gjyqtarin Erzen Haxhani. Si pasojë e këtij veprimi, ndërhyri menjëherë policia, duke e ndaluar personin që tentoi të sulmojë gjyqtarin. Pas konsultimit dhe dakordimit me gjyqtarët e ndeshjes, u vendos që loja të vazhdojë, por fillimisht të zbrazet e gjithë pjesa ku ishin të vendosur VIP-at dhe shikuesit e tjerë nga zona prej nga kishte hyrë personi në fushë. Pas zbatimit të kësaj mase, ndeshja vazhdoi deri në përfundimin e saj.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement