Pusiq: Evropa duhet të krijojë aleancë mbrojtëse paralele me NATO-n - Gazeta Express
string(66) "pusiq-evropa-duhet-te-krijoje-aleance-mbrojtese-paralele-me-nato-n"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 9:09

Pusiq: Evropa duhet të krijojë aleancë mbrojtëse paralele me NATO-n

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 9:09

Ish-ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiq, ka deklaruar se Evropa duhet të ecë drejt krijimit të një aleance të re mbrojtëse, paralele me NATO-n, në një kohë kur roli i SHBA-së në sigurinë evropiane po bëhet gjithnjë e më i pasigurt.

Pusiq ka thënë se evropianët duhet të përgatiten për një skenar në të cilin SHBA-ja mund të tërhiqet nga angazhimet e saj tradicionale të sigurisë në Evropë.

Duke komentuar një skenar hipotetik të ngritur nga Surroi, ku presidenti amerikan Donald Trump mund të deklarojë se baza ushtarake ‘Bondsteel’ në Kosovë “nuk i duhet më”, Pusiq u shpreh se në atë rast evropianët do të duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit.

Sipas saj, “koalicioni i të vullnetshmëve”, i krijuar fillimisht për mbështetjen e Ukrainës, mund të shndërrohet në bërthamën e një aleance të re evropiane të sigurisë.

“Është një bërthamë e një aleance të ardhshme sigurie që nuk do ta përfshijë SHBA-në, por do ta përfshijë Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe potencialisht vende të tjera partnere”, deklaroi ajo.

Pusiq theksoi se Turqia është një fuqi e rëndësishme rajonale dhe se do të ishte pjesë kyçe e një strukture të tillë sigurie evropiane.

Ajo shtoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe qasja e administratës Trump kanë rritur homogjenitetin politik brenda Evropës, duke afruar liderë të së djathtës dhe së majtës rreth çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë. /Koha.net
 

Advertisement
Advertisement
Advertisement