Gabimi i parë nga penalltia për Yamal, Barcelona e ka goditur 24 herë shtyllën këtë sezon - Gazeta Express
string(88) "gabimi-i-pare-nga-penalltia-per-yamal-barcelona-e-ka-goditur-24-here-shtyllen-kete-sezon"

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 10:42

Gabimi i parë nga penalltia për Yamal, Barcelona e ka goditur 24 herë shtyllën këtë sezon

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 10:42

Në ndeshjen e djeshme ndaj Gironës në Montilivi, Barcelona e kishte vetëm një objektiv: të fitonte për ta rikthyer kryesimin në La Liga, që të mbetej përpara Real Madridit.

Por rivalët katalanas u treguan të vështirë dhe shumë të organizuar, duke i krijuar problem për ekipin e trajnerit Hansi Flick.

Një nga momentet kyçe erdhi në fund të pjesës së parë, kur një faull i Blind ndaj Olmos e ia mundësoi një 11-metërsh për Barçën, shkruan “Gazeta Express”.

Për ta ekzekutuar atë u paraqit talenti i ri Lamine Yamal, por goli nuk erdhi: ai goditi shtyllën e majtë, portieri Gazzinga qëndroi pa lëvizur, duke u humbur kështu një rast i artë.

Kjo ishte penalltia e parë që Yamal e humbet në karrierë, pas shtatë realizimesh radhazi.

Humbja e golit jo vetëm që e shënon një moment të rëndësishëm për të si lojtar, por kontribuon edhe në një statistikë jo të mirë për Barcelonën: ky është rasti i 24-t që ekipi e godet shtyllën apo tërthorësen në këto 24 xhiro të kampionatit.

Pikërisht Raphinha, zakonisht ekzekutues i 11-metërshave, nuk dukej fort i lumtur që iu desh t’ia linte gjuajtjen bashkëlojtarit të tij, një imazh po diskutohet me të madhe. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement