Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, u pa duke shijuar karnevalet në Rio de Janeiro gjatë fundjavës, duke pirë disa birra me ish-sulmuesin e Milanit, Ronaldo: “Jam i sigurt që po e shijon shumë eksperiencën.”
Ancelotti u emërua trajner i Brazilit në maj të vitit të kaluar dhe do ta udhëheqë “Seleçãon” në Botërorin 2026 në Amerikën e Veriut këtë verë.
Brazili tashmë ka siguruar kualifikimin për Botërorin dhe do të luajë më pas ndaj Francës dhe Kroacisë në dy miqësore ndërkombëtare më 26 mars dhe 1 prill.
Para ndeshjeve, Ancelotti ka mundur të përjetojë disa nga traditat dhe kulturën lokale gjatë karnevaleve në vend.
Së fundmi ishte në Rio së bashku me disa ish-yje të Brazilit, përfshirë Ronaldon dhe Denilson.
Sipas mediave lokale, “ge.globo”, Ancelotti dhe Ronaldo ishin në kuti pranë njëri-tjetrit dhe në një moment, Ronaldo e kaloi trajnerin e ish-Milanit dhe Real Madridit me një karrocë gjatë paradës.
Valorizem que só o ADM não está assim! 🥲 #ge #futebol pic.twitter.com/joq7M430uc
— ge (@geglobo) February 16, 2026
Ata u filmuan duke pirë birra dhe duke i përshëndetur njëri-tjetrit mes turmës së madhe.
Më vonë, Ronaldo dha një intervistë të shkurtër për “ge.globo”, duke folur për marrëdhënien me Ancelottin dhe perspektivat e kombëtares së Italisë.
“Po përpiqeshim të përzgjedhnim skuadrën për Botëror, dhe unë e futa veten në të,” shaka Ronaldo.
“E njoh shumë mirë dhe nga bisedat që kemi pasur, jam i sigurt që po e shijon eksperiencën këtu, duke njohur njerëzit tanë dhe duke punuar në futbollin brazilian, më të suksesshmin në historinë e Botërorëve. Jam i sigurt që po shijon energjinë e brazilianëve që e mbështesin, sepse do t’i duhet gjatë Botërorit”./GazetaExpress/