Lojtarëve të Premierligës do t’u lejohet të bëjnë iftar gjatë ndeshjeve në muajin e shenjtë të Ramazanit - Gazeta Express
string(104) "lojtareve-te-9premierliges-do-tu-lejohet-te-bejne-iftar-gjate-ndeshjeve-ne-muajin-e-shenjte-te-ramazanit"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 17:30

Lojtarëve të Premierligës do t’u lejohet të bëjnë iftar gjatë ndeshjeve në muajin e shenjtë të Ramazanit

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 17:30

Premierliga dhe Liga e Futbollit Anglez (EFL) do të rikthejnë procedurat e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke lejuar ndalime të shkurtra të ndeshjeve që lojtarët myslimanë të mund të prishin agjërimin.

Ramazani nis këtë javë dhe zgjat një muaj. Gjatë kësaj periudhe, myslimanët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit.

Meqë perëndimi në Britani gjatë kësaj kohe bie mes orës 17:00 dhe 19:00, vetëm ndeshjet e së shtunës në 17:30 dhe të dielës në 16:30 mund të kenë ndalesa të shkurtra.

Si në vitet e mëparshme, kapitenët e skuadrave dhe gjyqtarët do të gjejnë një moment natyral për ndalje që lojtarët ose zyrtarët myslimanë të prishin agjërimin.

Ekipet dhe gjyqtarët do ta diskutojnë paraprakisht nëse kërkohet një pauzë dhe kohën e përafërt të saj.

Loja nuk do të ndalet në mes të aksionit, por në momentin më të përshtatshëm, si goditje nga porta, goditje dënimi apo aut.

Në vitin 2021 u arrit marrëveshja për të lejuar lojtarët myslimanë të prishin agjërimin gjatë një ndeshjeje të Premierligës.

Ndalesa e parë ndodhi në një ndeshje mes Leicester City dhe Crystal Palace në prill 2021, kur loja u ndal për një goditje nga porta rreth minutës së 30-të për t’i lejuar Wesley Fofanas dhe Cheikhou Kouyates të konsumonin lëngje dhe xhele energjie.

Ndër lojtarët myslimanë në Premierligë janë Mohamed Salahu, William Saliba, Rayan Ait-Nouri dhe Amad Diallo.

Ish-lojtari i Evertonut, Abdoulaye Doucoure, kishte thënë për “BBC Sport” në vitin 2023:

“Në Premierligë je i lirë të bësh atë që të përshtatet. Ata nuk bëjnë asgjë kundër besimit tënd dhe kjo është e mrekullueshme. Unë agjëroj çdo ditë dhe stërvitja mbetet e njëjtë, por në udhëtime mund të hamë më vonë, ndaj kuzhinieri përgatit ushqim hallall për ne.”

Në vitin 2022, ish-lojtari i Liverpoolit, Sadio Mane, zbuloi se klubi ndryshoi oraret e stërvitjes për të mbështetur lojtarët myslimanë gjatë Ramazanit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement