Çfarë Superlige "e çmendur", nxehet gara për titull - Gazeta Express
string(48) "cfare-superlige-e-cmendur-nxehet-gara-per-titull"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 15:53

Çfarë Superlige “e çmendur”, nxehet gara për titull

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 15:53

Xhiroja e 20-të e ka bërë edhe më të zjarrtë Superligën e Kosovës në futboll.

Fitorja e sotme e Malishevës në udhëtim ndaj Ballkanit e hapi dukshëm garën për titull të kampionit, shkruan “Gazeta Express”.

Malisheva falë këtij trepikëshi të madh iu afrua kreut të tabelës në vetëm tri pikë.

E humbjes së therandasve ia panë hairin edhe Prishtina e Drita.

Ekipi Portokalli mbeti në krye të tabelës përkundër humbjes në shtëpi, por tash pozitën e parë e ndan me Prishtinën.

Kryeqytetasit mbrëmë e regjistruan një fitore të pastër ndaj Llapit për ta përqafuar kreun.

Edhe Drita u afrua në vetëm një pikë falë fitores së arritur të shtunën në frymën e fundit ndaj Drenicës.

Pra, rezultatet e kësaj xhiroje e bënë mjaft interesante garën për titull të kampionit.

Po na pret një pranverë e nxehtë, shumë e nxehtë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement