Armand Duka merr besimin e plotë, do ta udhëheqë futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme - Gazeta Express
string(93) "armand-duka-merr-besimin-e-plote-do-ta-udheheqe-futbollin-shqiptar-per-kater-vitet-e-ardhshme"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 11:58

Armand Duka merr besimin e plotë, do ta udhëheqë futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 11:58

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot besimin e plotë ndaj drejtimit aktual duke zgjedhur Armand Dukën President për një mandat të ri katërvjeçar.

Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar.

Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional.

Ky mandat i ri jo vetëm konfirmon lidershipin e Presidentit Duka, por edhe angazhimin e FSHF për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, promovim të talenteve të rinj dhe rritje të standardeve të futbollit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement