Pas polemikës së madhe për gjykimin në Inter–Juventus, drejtuesi i gjyqtarëve të Serie A, Gianluca Rocchi, ka pranuar publikisht se vendimi i gjyqtarit La Penna për përjashtimin e Pierre Kalulu ishte i gabuar.
Rocchi shprehu keqardhje për incidentin:
“Ne jemi shumë të keqardhur për këtë rast: për vendimin e La Penna-s, i cili ishte qartë i pasaktë (do të pezullohet për një kohë të gjatë) dhe për faktin që nuk mundëm ta korrigjonim me VAR.”
Megjithatë, drejtuesi i gjyqtarëve kritikoi edhe sjelljen e lojtarit të Interit, Alessandro Bastoni, duke thënë se ai ka ndikuar në gabimin e gjyqtarit. Rocchi shtoi se trajnerët dhe klubet gjithashtu nuk e kanë lehtësuar punën e gjyqtarëve dhe shpesh kanë ndikuar negativisht në vendimet e tyre:
“La Penna është i turpëruar dhe ne jemi bashkë me të, por nuk është i vetmi që gaboi. Ishte një simulim i qartë. Trajnerët dhe klubet nuk na kanë ndihmuar, përkundrazi, na kanë vështirësuar punën.”
Rocchi nënvizoi rëndësinë e marrjes së përgjegjësisë nga gjyqtarët:
“Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi kur gabojmë, por askush nuk del t’i mbështesë vendimet tona. Na dhemb kur jemi të vetmit që pranojmë gabimet tona.”
Ky reagim i Rocchi vjen pas një serie polemikash të Serie A, ku vendimet gjyqtarësh dhe përdorimi i VAR-it kanë qenë shpesh nën debat, duke nxitur tension dhe diskutime të gjera mes klubeve, lojtarëve dhe mediave sportive. /GazetaExpress