Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slamit të Parisit, siguron medalje - Gazeta Express
string(75) "distria-krasniqi-kalon-ne-finale-te-grand-slamit-te-parisit-siguron-medalje"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/02/2026 13:58

Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slamit të Parisit, siguron medalje

Sporte tjera

Gazeta Express

07/02/2026 13:58

Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slamit të Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Krasniqi e ka mposhtur në gjysmëfinale francezen, Amandine Buchard.

Për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, Krasniqi e kishte mposhtur brazilianen Larissa Pimenta.

Në xhiron e parë, Distria ishte e lirë, teksa në xhiron e dytë e kishte mposhtur me Ippon francezen Alicia Marques.

Krasniqi i ka tetë medalje në Grand Slamin e Parisit dhe një të tjetër olimpike po në Paris. Sot do ta fitojë të dhjetën./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement