KB Prishtina njofton për trajnerin e ri - Gazeta Express
string(39) "kb-prishtina-njofton-per-trajnerin-e-ri"

Basketboll

Gazeta Express

07/02/2026 13:24

KB Prishtina njofton për trajnerin e ri

Basketboll

Gazeta Express

07/02/2026 13:24

Klubi Basketbollstik i Prishtinës ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me trajnerin e ri, Dušan Dubljević.

Dubljević vjen te Prishtina pas aventurave me Sutjeska Niksic e Teodo Tivat, teksa ka pasur paraqitje edhe në ABA League e ABA League 2.

“Kemi arritur marrëveshje me trajnerin Dušan Dubljević, i cili merr drejtimin e ekipit të parë.

Pas ndryshimeve të plota në strukturën drejtuese të klubit, synimi ynë është i qartë: rikthimi i stabilitetit, disiplinës dhe mentalitetit fitues në parket.

Trajneri Dubljević vjen me përvojë ndërkombëtare, duke udhëhequr ekipe si KK Sutjeska Nikšić dhe KK Teodo Tivat, përfshirë paraqitje në ABA League dhe ABA League 2.

Ai sjell një filozofi pune që kërkon angazhim maksimal, përgjegjësi dhe respekt për fanellën – vlera që përfaqësojnë identitetin tonë në parket.

Ftojmë Plisat dhe gjithë dashamirët e klubit që të jenë pranë ekipit dhe ta mbështesin fuqishëm në këtë fazë të rëndësishme”, ka shkruar Prishtina në faqen e saj zyrtare.

Prishtina në këtë sezon të Superligës së basketbollit kosovar deri më tani ka tetë fitore dhe dhjetë humbje nga 18 ndeshje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement