Carlos Alcaraz është finalisti i parë i Australian Open, pasi mposhti Alexander Zverevin në një gjysmëfinale spektakolare që zgjati 5 orë e 26 minuta.
Numri 1 i botës fitoi me rezultat 3–2 në sete, pas një beteje të jashtëzakonshme fizike dhe mentale, shkruan Gazeta Express.
Spanjolli e nisi më mirë takimin, duke fituar dy setet e para 6:4, 7:5, por Zverev reagoi fuqishëm dhe barazoi shifrat me fitoret 7:6, 7:6.
Seti vendimtar solli dramë deri në fund, ku Alcaraz tregoi pjekuri kampioni dhe e mbylli ndeshjen me 7:5.
Me këtë fitore epike, Alcaraz siguron biletën për finalen e turneut në Melbourne, ndërsa Zverev largohet me kokën lart pas një paraqitjeje të madhe në gjysmëfinale.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...