Pamje të publikuara nga “Spotify Camp Nou” kanë treguar rrjedhje uji nga tavani gjatë ndeshjes së zhvilluar dje mes Barcelonës dhe Real Oviedos.
Uji depërtoi në zonat e mediave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pajisjet e shtypit.
Sipas raportimeve, disa kamera, laptopë dhe pajisje të tjera teknike u bënë të papërdorshme, ndërsa gazetarët dhe operatorët u detyruan të ndërhyjnë për të mbrojtur materialet e tyre. Incidenti ka rikthyer vëmendjen te gjendja infrastrukturore e stadiumit, i cili ndodhet në proces rinovimi.
Nga klubi i Barcelonës nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me dëmet apo shkaqet e rrjedhjes, por pritet që çështja të trajtohet nga autoritetet përkatëse për të shmangur probleme të ngjashme në të ardhmen.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...