Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi – Blero, po i jep fund beqarisë për herë të tretë.
Sonte ai dhe partnerja e tij, Eronita, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Ceremonia e çiftit, ndonëse private, po mbahet në një nga restorantet luksoze në Prishtinë.
E derisa në një moment kur ata po i bënin “premtimet” martesore, spikeri dëgjohet duke i thënë Bleros se “a premton ti që frymën e fundit do ta ndash me Nitën?”
Përgjigja e Bleros ishte:
“100 për qind po”.
Të pranishëm në këtë dasmë kanë qenë miq, familjarë e po ashtu edhe kolegë nga profesioni i tij që e ushtron prej shumë vitesh.
Për Bleron, kjo është martesa e tretë.
Ai ka qenë më parë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë Tarën.
Martesa e dytë e Bleros ka qenë me blogeren që jeton dhe vepron në Zvicër, Afrona Dika.
Raportohet se Blero dhe partnerja e tij e re janë në pritje të një fëmije. /GazetaExpress/