Viti 2025 u mbyll me arritje historike për sportin kosovar: Golfi pranohet në Federatën Ndërkombëtare - Gazeta Express
string(100) "viti-2025-u-mbyll-me-arritje-historike-per-sportin-kosovar-golfi-pranohet-ne-federaten-nderkombetare"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/01/2026 9:56

Viti 2025 u mbyll me arritje historike për sportin kosovar: Golfi pranohet në Federatën Ndërkombëtare

Sporte tjera

Gazeta Express

01/01/2026 9:56

Teksa viti 2025 po shkon drejt përfundimit, sporti kosovar shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Federata e Golfit e Kosovës është pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit (International Golf Federation – IGF), duke kurorëzuar një vit të rëndësishëm për zhvillimin e këtij sporti në vend.

Ky pranim historik përfaqëson një hap të madh drejt ndërkombëtarizimit të golfit kosovar dhe konsolidimit të tij në skenën botërore.

Anëtarësimi në IGF i hap Kosovës dyert për pjesëmarrje në gara dhe aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe evente që zhvillohen nën ombrellën e lëvizjes olimpike.

Me këtë vendim, viti 2025 mbyllet me një arritje të veçantë për Federatën e Golfit të Kosovës, duke dëshmuar progresin e vazhdueshëm të sportit kosovar dhe duke krijuar perspektiva të reja për atletët dhe zhvillimin e mëtejmë të golfit në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement